Air Albania tregon datën e rifillimit të fluturimeve të rregullta: Destinacioni i parë do të jetë…

Jun 16, 2020 | 20:45
SHPËRNDAJE

Kompania Air Albania thotë se do të rinisë së shpejti fluturimet e rregullta jashtë vendit.

Air-Albania

Nëpërmjet një njoftimi, bëhet me dije se flurimet do të rifillojnë më 22 qershor dhe destinacioni i parë do të jetë Stambolli.

“Më 22 qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve”- thuhet në njoftimin e shkurtër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura