“Air Albania”, PD: Si u bë Sinan Idrizi pronar, 9 ditë para firmës së Ramës…

SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i ka adresuar sot nje sere pyetjesh kryeministrit Edi Rama, qe te tregoje te verteten per gjithe shqiptaret, se si u be Sinan Idrizi, pronar se bashku me qeverine ne “biznesin multimilioner te kompanisë ajrore Air Albania”.

alibeaj

Me nje deklarate nga selia blu, deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj tha se:  “E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, siç është biznesi multimilioner i kompanisë ajrore Air Albania”.

Deklarata e Alibeajt

Një farë Sinan Idrizi, që thotë se është biznesmen i madh, pa patur ndonjë biznes që mund ta tregojë, i ka dhënë dje borxh Edi Ramës emrin e tij për të lëshuar banalitete prej të forti ne adresë të Partisë Demokratike.

Neuroza e re, që bashkëpunëtorët ia njohin si “Makthi i Babales”, i shfaqet Edi Ramës sa herë ai kapet nga opozita në afera gjigande korruptive, kriminale dhe klienteliste.

Prandaj, pasi urdhëroi dy televizionet kombëtare të censurojnë opozitën për aferën korruptive të Air Albania, Edi Rama përdori emrin e Sinan Idrizit për të bërë si i fortë duke kërcënuar opozitën me gjyqe dhe burg.

E vërteta është se kompania e Sinan Idrizit u krijua me një fond qesharak vetëm 9 ditë para vendimit të firmosur nga Edi Rama që e bëri Sinan Idrizin pronar në një biznes të përbashkët me qeverinë, siç është biznesi multimilioner i kompanisë ajrore Air Albania.

Përpara se t’i marrë borxh emrin Sinan Idrizit për të kërcënuar me gjuhë banale opozitën, Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

Kush është Sinan Idrizi?

Si vendosi të bëjë biznes me Idrizin?

Me çfarë është marrë në të shkuarën Idrizi dhe prej nga burojnë paratë e tij?

Si vendosi Edi Rama për aksionet që do të marrë Idrizi tek Air Albania?

Sa para do të investojë shteti në Air Albania?

A po investohen tek Air Albania dhe tek Aeroporti i Vlorës para të pista të familjes Rama dhe të ndonjë fondacioni të huaj?

I vetmi reagim i Ramës prej 3 ditësh ishte fletërrufeja me emrin e firaunit të tij Sinan Idrizi që, mesa duket, e bën të ndjehet Pasha të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.  Por, pas kësaj të djeshmes ne kemi edhe një pyetje tjetër për Edi Ramën:

Shkrimi i fletërrufeve me emrin e Sinanit është i përfshirë në fitimin që do të ndani apo paguhesh ekstra?

Profesioni si shkrues fletërrufesh do t’i shërbejë shumë shpejt, sepse do të vijë dita që Edi Rama, Sinanët dhe firaunët e tij të përgjigjen para drejtësisë për çdo vendim korruptiv për të pasuruar veten e tij në dëm të interesit publik!

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.