“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise”, Rama ironizon me PD në Bruksel

Oct 16, 2018 | 9:52
SHPËRNDAJE

Politika shqiptare gjatë ditës së djeshme debatin e brendshëm e transferoi në Parlamentin Evropian, ku opozita kërkoi përjashtimin e Ballës nga tryeza e punimeve, pasi sipas tyre është i lidhur me krimin.

Por fotot e publikuara më vonë nga deputeti i PS, Fate Velaj, treguan se opozita nuk kishte braktisur drekën pas punimeve në Parlament.

Rama

Sot Kryeministri Edi Rama për mes një fotoje në ‘Instagram’ ka ironizuar incidentin e djeshëm, pasi opozita edhe pse u largua nga salla e PE-së, nuk nguroi që të merrte pjesë në drekën e përbashkët me të pranishmit, ku ishte edhe Balla.

“Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”, shkruan Rama.


View this post on Instagram

Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura