“Ai më shkatërroi jetën”! Rrëfimi për tmerrin e përdhunimeve në burg

Jan 24, 2016 | 13:18
SHPËRNDAJE

37-vjeçari John Carmichael që pretendon se ishte përdhunuar në burg kur ishte adoleshent, është zotuar të padisë shefat e burgut.

Duke folur për mediat britanike, ai ka rrëfyer agoninë e viteve që ka kaluar në burgun “Blackhill”. Në pamundësi për t’u përballur në gjykatë me personin që i shkatërroi jetën, i njohur si “Kasapi i Blackhillit”, John Carmichael ka vendosur të padisë drejtuesit e burgut, me pretendimin se është përdhunuar disa herë në qeli nga gangsteri i burgut Martin Hamilton.

burgu rrefimi

“Martin Hamilton ishte një përbindësh. Ai më shkatërroi jetën. Mendoj se njerëzit duhet të dinë edhe pse ai nuk është këtu tani, se çfarë njeriu ishte. Ai rrihte dhe përdhunonte adoleshentët. Shefat e burgut e kishin caktuar si i burgosuri që duhej të kujdesej për fillestarët” – shprehet Carmichael.

“Unë nuk i festova Krishtlindjet, kur mësova se ai kishte vdekur. Qava dhe bërtita. Ai njeri më mori jetën. Isha i gatshëm të përballesha në gjykatë me të. Nuk e bëj këtë për t’u dukur në ekrane”, shprehet John Carmichael.

“Doja të shkoja në gjykatë dhe të tregoja se çfarë kafshe që ishte ai. E di që ai nuk po më sheh por nuk do të fshihem më”,- tha 37-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura