“Ai është pika ime e dobët!”/ Fifi pranon se ka ende pëlqim për Granitin edhe pse ish-futbollisti i tha që e sheh “si motër”

Oct 26, 2021 | 10:11
SHPËRNDAJE

Organizimi i një dasmë sipas traditave veriore në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka kaluar pa diskutime nga ana e banorëve. Fifi dhe Granit Cana ishin dyshja e parë që u propozuan për t’u bërë çifti, edhe pse në fund u vendos që këtë rol ta marrin Beniada dhe Arditi.

fifi granit

Teksa ishin të ulur në oborrin e shtëpisë, Fifi i tha ish-futbollistit: “Pse nuk u fejuam edhe ne Granit? Ë Granit?”, ndërkohë, ai iu përgjigj: “Ne jena shokë zemër, jena shokë”.

Pasi Graniti u çua dhe iku diku tjetër, biseda mes Sabianit dhe Fifit për raportin e saj me ish-futbollistin vazhdoi.

Unë po e kuptoj shumë mirë veten time. S’po them që më ka ikur pëlqimi ndaj Granitit. Pëlqimi im qëndron hala. Ndjenjë s’kam. Ndjenjë më shumë sesa shok. Pëlqim kam une prapë. Ajo s’zhduket kështu. Ia thashë. Ku po e di ti se çfarë po ndodh mes meje dhe Granitit pas një muaji? Ça na shkrepet.

 Unë e kam deklaruar që ky është pika ime e dobët këtu mrena. Ajo më njeh prej gjashtë vitesh, di dy histori të miat dhe e di shumë mirë si jam në këtë aspekt Sheila.”,- tha këngëtarja.

fifi granit cana (3)

Këtë javë Graniti i tha Fifit se nuk e sheh më shumë se shoqe që të krijojë një lidhje dashurie me të. Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga këngëtarja, e cila kaloi në gjendje ankthi. Si rezultat banorët e tjerë njoftuan ambulancën. Pasi u qetësua, ajo vendosi të flasë me Granitin.

fifi granit cana (2)

Granit Cana: Më vjen shumë keq. Sinqerisht më vjen shumë keq. S’kam dasht kurrë me të lëndu! Të kam këtu në zemër. Asnjëherë nuk kam dasht me të shfrytëzu. E di që ndoshta më urren, por dije që ka me ardh nji ditë që ki me vlerësu këtë që e bona.

Fifi: Edhe unë. Kur të thash në drekë ‘po du me e lon këtë muhabet’, më the ‘jo’. Pse?

Granit Cana: S’e mbaj mend. Po s’kam dasht me të bo keq.

Fifi: Jo, po kur më thu aty duhet me luftu edhe pastaj… Kurrë në jetë, sot e 700 vjet s’bëhet fjalë për shoqni, se po më duket vetja e vogël shumë kur ma thu.

Granit Cana: Po më vjen keq Fif shumë që…

Fifi: Që s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Më vjen shumë keq që ndodhën këto sene. Dëgjova ça ndodhi aty mrena edhe u luta për ty shumë.

Fifi: Më tregoi Sabiani, faleminderit që je lut për mu! Kur e ke dit që s’ka kurrgjo, pse s’ma ke thënë prej fillimi?

Granit Cana: Në dhomën e surprizave të kam thënë që ja ke nis me u acaru, me u bo keq. Të kam thon ‘hajde t’ja lëmë kohës të shohim çfarë po ndodh’.

Fifi: Moj hanë! Jo!

Granit Cana: Sido që të jetë, ti për mu gjithmonë do mbetesh njeriu i preferuar në këtë shtëpi.

Fifi: Për mu jo. Me fal, ta fal, por me e harru, s’ta harroj kurrë në jetë!

Pas kësaj bisede, dyshja ka vazhduar të flasë dhe të qëndrojë pranë njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura