“Ai është i mirë”- Tentoi ta vriste me armë, e reja fal dhe puth të dashurin në sallën e gjyqit

Feb 3, 2020 | 15:12
SHPËRNDAJE

Duket si histori e ndonjë filmi, por është e vërtetë, një grua fali të dashurin e saj edhe pse ai tentoi ta vriste duke qëlluar pesë herë me armë në drejtim të saj.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku 28-vjeçari Rafael Posselt tentoi të vriste partneren e tij Micheli Schlosser, pas një sherri në rrugë.

Capture

Ai u arrestua menjëherë dhe u mbajt në paraburgim deri në ditën e gjyqit. Por në sallë e reja tha se e kishte falur, se ai nuk ishte i keq.

“E provokova, ai kurrë nuk më kishte sulmuar, ai ishte gjithmonë shumë i mirë, tashmë ka paguar për gabimet e tij”, tha ajo dhe më pas e puthi të riun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura