Ai doli sot për herë të parë në gjyq, e dashura i përcjell mesazhin: Izeti do luftojë deri në fund

Jun 7, 2018 | 17:46
SHPËRNDAJE

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia doli sot për herë të parë në Gjykatën Penale të Tiranës, ku ka kërkuar rigjykimin e çështjes ‘Hajdari’. Por kete gje mesa duket e dashura e tij nuk e ka pritur mirë dhe emocionet e saj i ka ndare edhe ne një postim në profilin e Facebook te Izetit. Ajo shprehet e shqetesuar që e sheh të rrethuar me policë dhe prokurorë partnerin edhe do donte që e gjitha të ishte thjesht një makth dhe të zgjohej nga gjumi.

izet2

POSTIMI I PLOTE:

Sot,me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…
Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !
Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…
E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!
Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!
Por, fshehtas, ne zemer…. do te doja kaq shume ,te ishim vetem bashke e ne djall te shkonin te gjithe….
Dhe, e gjitha kjo , te ishte thjesht nje makth gjume-prishes.
Zot , na zgjo ne kohe…! Ne , te gjitheve!!!
Te dua prej dashurije, Izet Haxhia!
Kurajo♥️!

izeti e dashura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura