“Ai do kalbur. Ka vrarë 6 veta, ça policie!”/ Ja momentet kur besimtarët neutralizojnë agresorin që kreu sulmin me thikë në xhami (VIDEO)

Apr 19, 2021 | 16:50
SHPËRNDAJE

“Panorama” ka siguruar pamjet nga momentet kur Rudolf Nikollaj, autori që plagosi me thikë 5 persona në xhaminë “Dine Hoxha”, neutralizohet nga besimtarët.

(KLIKO MBI VIDEON NESE JE MBI 18 VJEÇ! KUJDES PAMJE DHUNE)

34-vjeçari nga Burreli ndodhet i shtrirë përtokë, ndërkohë që goditet me shqelma dhe grushte nga besimtarët dhe kalimtarët duke u gjakosur. Në video dëgjohet një person që teksa e godet thotë: “Ai do kalbur!”, ndërsa një tjetër shprehet: “Ka vrarë 6 veta, ça policie!”.

Pak minuta më vonë në vendngjarje mbërrijnë edhe efektivët e policisë të cilët arrestojnë agresorin.

Gazetarja e Panorama.al bën të ditur se Rudolf Nikollaj është marrë në pyetje nga agjentet e antiterrorit, për të shuar dyshimet se pas këtij akti mund të jetë një sulm i organizuar terrorist. Ndërkohë që burime bëjnë të ditur se 34-vjeçari dyshohet të jetë me probleme mendore.

Të plagosurit nga sulmi me thikë janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konifrmojnë për “Panorama” se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

rr labakes rr kavajes 2 rr kavbajes 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura