Ahmetaj prezanton “Buxhetin e 2019”: Të regjistrohen pronat, sipas parashikimeve borxhi publik ulet në 64.9%

Nov 2, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj tha se parashikimet janë që borxhi publik të ulet  në 64.9%. Ai përsëriti faktin se pushteti vendor e ka për detyrë ligjore për të përditësuar të dhënat në platformë  për çdo ditë.

Arben Ahmetaj dekarate

Duke folur në  Këshillin Konsultativ  për buxhetin 2019 të pushtetit vendor, Ahmetaj shtoi se vëmendja është tek taksa e pronës, kjo sipas sipërfaqes së disponueshme dje jo kuturu siç ka ndodhur.

Arben Ahmetaj

“Nga muaji maj morën një tur në të gjithë vendin. Dua të them se kemi  patur më shumë rezultate.  Buxheti vendor  është shumë i rëndësishëm  për qytetarët.  Tiparet e buxhetit: Deficiti buxhetor është më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit. Investimet publike do të jenë deri në 5 për qind  të prodhimit të brendshëm bruto.  Borxhi publik pritet të ulet në 64.9 për qind.  OSHEE të mos jetë agjenti i mbledhjes, por ju të keni  agjentët tuaj dhe instrumentet e taksës. Platforma e vlerësimit do të jetë unike. Pushtetet vendore do të jenë të detyruar, që të përmirësojnë informacionin në platformë ditë pas dite e muaji pas muaji. Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuar, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkojnë  tek qeliza  dhe tek metri katror. Kjo do na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e Ahmetajt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura