Ahmetaj prezanton “Buxhetin e 2019”: Sektorët ku paga do të rritet me 7%

Oct 31, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.  Ministri në fjalën e tij u shpreh se qeveria do të vijojë të ketë në fokus nxitjen e punësimit në të gjithë sektorët.

Ahmetaj

Ministri Ahmetaj theksoi se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.
“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja  pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind,  në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind. Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv.”, tha ministri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura