Ahmetaj konferencë me gazetarët: Ekonomia jonë ka dalë nga kriza

May 31, 2016 | 10:40
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët lidhur me reformat ekonomike në vend.

Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj

Ahmetaj iu përgjigj akuzave të opozitës, se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar. Ai tha se asnjë investitor i huaj nuk është larguar.

Për Ahmetajn, vera e këtij vitit shënon daljen përfundimtare të ekonomisë nga kriza. Ahmetaj tha se eksportet janë rritur me 1.5 % këtë vit, në krahasim me vitin e shkuar.

Ahmetaj tha se edhe konsumi është rritur. Ai shtoi se qeveria ka gati një ligj të ri për borxhin që nuk i lejon kësaj të fundit ta rrisë atë, por vetëm që ta tkurrë.

Ai vlerësoi programin e FMN-së, dhe tha se ai është në drejtimin e duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura