Ahmetaj: Janë 807 miliardë lekë koncesione

Nov 21, 2018 | 9:27
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje në Komisionin e Ekonomisë se vlera totale e kontratave koncesionare në vend arrin 807 miliardë lekë.

Ministri Ahmetaj tha se gati 50 për qind e kontratave janë dhënë për ndërtime hidrocentralesh.

ahmetaj komision

“Të gjitha kontratat janë 807 miliardë lekë apo rreth 46 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 391 miliardë lekë janë hidrocentrale, është Ashta, Devolli ato HEC-et që shikoni poshtë e lart në Shqipëri, janë të gjitha pjesë e kësaj shifre. Ndërkohë, ngelet një shifër 415 miliardë lekë, nga të cilat 262 miliardë janë të reja, që nuk kanë hyrë në fuqi. Kjo do të thotë që ngelen aktive përtej energjisë 153,8 miliardë ose 8,7 për qind. Ajo balona e fryrë me qëllim koncesione, PPP ja ku e keni, 8,7 për qind, ku 46 për qind e totalit është energji”, tha ministri. Ministri i Financave shpjegoi në Komision e Ekonomisë edhe arsyet pse qeveria po ndërton rrugë dhe po ofron disa shërbime me koncesion. “Vlera tejet e konsiderueshme e investimeve për zbatimin e këtyre projekteve shkon përtej shifrës 1 miliard euro. Ne nuk duam që populli i Dibrës të presë për rrugën 25 vjet, ne duam ta ketë rrugën sa më shpejt. E njëjta gjë vlen edhe për popullin e Shkodrës dhe për të gjitha zonat e tjera që përfitojnë nga partneriteti publikprivat. Këto vlera investimesh që shkojnë përtej shifrës 1 miliard euro nuk mund të përballohen nga fondet e kufizuara të buxhetit të shtetit për periudhën e investimit, përkatësisht në kohën e nevojshme në 2 deri në 4 vite”, u shpreh Ahmetaj. Kreu i Financave tha se koncesionet nuk rrisin borxhin. “Niveli aktual i borxhit nuk lejon asnjë hapësirë të marrjes së huas më shumë se 1 miliard euro nga institucionet financiare dhe kemi përdorur standardin ndërkombëtar të miratuar nga opozita. Nuk preket niveli i borxhit publik, pasi shteti hyn në një marrëdhënie kontraktuale me partnerin privat, i cili implikon pagesat e rregullta dhe jo dhënie garancish sovrane për financime nga banka apo institucione financiare të ndryshme”, tha ministri. Ahmetaj iu përgjigj opozitës edhe për riskun e koncesioneve, duke përmendur koncesionet në të cilat janë rritur kostot. “Rruga Tiranë-Elbasan, deri tani vlera e saj është tejkaluar me rreth 100 dollarë apo 30 për qind më shumë, rruga nisi me 304 milionë dollarë dhe nuk ka mbaruar akoma. Vlera e rrugës shkon mbi 46 për qind e vlerës fillestare dhe do të përfundojë me 430 dollarë edhe më shumë. Aksi Qafë ThanëLin-Pogradec është nisur me 2,9 miliardë lekë dhe është rritur 20 për qind vlera. Për aksin Qukës-Qafë Plloçë duhen edhe 52 milionë dollarë. Një koncesion s’ju ka dalë fiks”, u shpreh ministri Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura