Ahmetaj i përgjigjet opozitës: U hapën mbi 10 mijë biznese dhe 38 mijë vende pune

Aug 10, 2018 | 15:38
SHPËRNDAJE

Qeveria dhe opozita u përfshinë në debat për punësimin dhe regjistrimin e bizneseve të reja. Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, një ditë më parë tha se për muajin korrik janë 1272 biznese që kanë kaluar në statusin pasiv, ndërsa si 7-mujor shifra llogaritet në 8143 biznese apo 49 për qind më shumë se viti 2017.

ahmetaj

Dje, akuzave të opozitës për punësimin dhe regjistrimin e bizneseve të reja, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, iu është përgjigjur me shifra. Kreu i Financave hodhi poshtë akuzat e opozitës për bizneset dhe punësimin, ku sipas tij e vërteta është ndryshe. Ministri Ahmetaj, në një postim në rrjetet sociale tha se në 7-mujorin e parë vitit 2018 janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja.

 

3

“Në shtatëmujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara)”, u shpreh ministri Ahmetaj. Kreu i Financave publikoi edhe grafikët me të dhënat për bizneset e reja, ku për 7-mujorin e parë në total me fermerët janë regjistruar 16,843 biznese, si biznese të reja të regjistruara pa fermerët janë 14,591 dhe janë çregjistruar 2,252 biznese.

 

2

Përsa i përket punësimit, ministri Ahmetaj tha se vetëm për periudhën qershor 2017- qershor 2018 janë krijuar 38 mijë vende të reja pune, ndërsa rritja ekonomike është 4,5 për qind më e lartë se 2013. “E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike! Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi. Dhe sa për t’iu kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, u shpreh ministri në rrjetet sociale. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura