Ahmet Prençi konfirmon largimin si drejtor i Hetimit Tatimor: Arsyet janë në letrën drejtuar drejtoreshës

Jul 2, 2015 | 10:37
SHPËRNDAJE

Ahmet Prençi konfirmon dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ahmet Prençi

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Prençi thotë se arsyet e dorëheqjes së tij janë në shkresën e dorëzuar pranë drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. “Në respekt të opinionit të gjerë publik dhe të miqve të mi, duke konfirmuar dorëheqjen time si Drejtor i Hetimit tatimor, saktësoj se kjo dorëheqje i është paraqitur Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve në përputhje me varësinë dhe emërtesën. Unë nuk i kam paraqitur dorëheqjen Kryeministrit, sepse nuk jam emërtesë e tij. Arsyet e dorëheqjes janë në shkresën që disponon titullarja e institucionit të tatimeve”,-shkruan Ahmet Prençi në profilin e tij.

Ai i cilëson të tepërta komentet për këtë çështje, ndërsa shprehet se e konsideron dorëheqjen ‘si një akt normal ligjor, moral dhe administrativ’.

Komenti i Ahmet Prençit i publikuar ne “Facebook”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura