“Agron Xhafaj mbërrin në Itali pas operacionit top sekret, kush e priti në aeroport”

May 16, 2018 | 13:05
SHPËRNDAJE

Vetem pak caste pasi doli ne media letra publike e Agron Xhafajt, vellait te ministrit te Brendshem, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se ai tashme eshte nisur me avion ne Itali, forcerisht, me nje operacion top sekret.

Ne nje reagim te dyte te mevonshem, po ashtu ne rrjetet sociale, Berisha thote se sipas informacioneve qe i kane derguar, me te mberritur ne aeroportin e Romes, Agron Xhafa eshte marre nga nje mikrobuz i policise italiane.

Postimi i dyte i Berishes:

Baroni i droges Agron Xhafa pritet ne aeroportin e Romes nga policia Italiane! sb

Pershendetje Dr, sapo mbrriten ne aeroportin e Romes me avionin e nisur ne ora 04:00 te mengjesit, Agron Xhafa i shoqeruar nga dy oficere te policise shqiptare me te zbritur ne aeroport e moren me nje mikrobuz te veçant police italiane!”

berisha

Postimi i pare i Berishes 

Breaking News!

Miremengjes Dr Agron Xhafen e nisen forcerisht ne Itali me nje operacion top sekret me avion sot heret ne mengjes! Letra esht shkrojtur nga Fatziu!E gjitha per te shpetuar lekuren e Fatzi fallsifikatorit dhe ligjit antimafia! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura