Agron Shehaj: Pas çdo kompanie offshore qëndron një qeveritar, familjar apo ortak i tyre, mbi 1 miliard euro kontrata dhe koncesione u janë dhënë…

Mar 28, 2023 | 17:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar pas çdo kompanie offshore që operon në Shqipëri qëndron një ministër, qeveritar, kryeministër, apo një ortak i tyre.

agron-shehaj

Komentet Shehaj i bëri gjatë një interviste për Neës 24, ku tha se për këto arsye Shqipëria është renditur ndër vendet më të korruptuara.

“Ligji synon të ndalojë pjesëmarrjen e kompanive offshore në tendera publike. Pasi janë kompani ku aksionerë janë anonimë. Pra nëse nuk bëhen publikë emrat e përfituesve të mos vazhdojnë më”, u shpreh ndër të tjera Shehaj.

Pyetje: Përse qeveria punon me kompani offoshore?

“Ka vetëm një arsye, përse aksionerët e kompanive offshore zgjedhin të jenë të fshehur, sepse nuk duan të merret vesh se po marrin para nga buxheti i shtetit. Pra pas çdo kompanie offshore, ka një qeveritar, ministër, kryeministër, familjar apo një ortak i tyre sepse nuk ka arsye tjetër që dikush të mbajë sekret emrin. BE, SHBA na kërkojnë të luftojmë korrupsioni dhe kjo luftohet me ligj, sidomos nëpërmjet transparencës. Në situatën ku ndodhemi ka një bindje tek qytetarët që mendojnë se politikanët janë të korruptuar. Është detyra jonë të marrim hapa për të qenë më transparentë. Të gjitha kontratat dhe koncensionet që u janë dhënë kompanive ofshore janë mbi 1 mld euro”, tha ai.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, theksoi se një vit më parë kishte dorëzuar një projektligj të tillë, por që shqyrtimi ishte shtyrë.

“Qytetarët nuk e dinë se kush janë përfituesit, por ata vetë e dinë, politikanët e dinë. Thonë që korrupsion ka gjithandej, kjo është e vërtetë, por problemi është se si reagohet”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura