Agron Shehaj merr lajmin e mirë nga ish zv/Presidenti i Pfizer: Në verë lehtësohen masat, do rritet numri i vaksinave

Mar 25, 2021 | 18:02
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD për Tiranën, Agron Shehaj ishte i ftuar në një konferencë të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan mbi daljen sa më parë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

b03f9112-3061-4c8c-a1c7-447bcf8d1335

Gjatë takimit, Shehaj pati mundësi të komunikojë me z. Mohand Sidi Said, ish zv/Presidenti i kompanisë Pfizer, mbi kapacitetet prodhuese të vaksinave.

Shehaj theksoi se 3 muaj pas nisjes së fushatës në Shqipëri, janë realizuar vetëm 50 mijë vaksinime. Ky numër është i pamjaftueshëm edhe për grupet më të rrezikuara nga Covid-19. Ritmi aktual i vaksinimit rrezikon të mbajë Shqipërinë të izoluar për vite me radhë.

Ish zv/Presidenti i  Pfizer siguroi se në muajt e ardhshëm do të rritet ndjeshëm numri i vaksinave të prodhuara ,edhe falë investimit madhor që po bëjnë vendet kryesore të botës. Si rrjedhojë, në muajt e verës pritet që të lehtësohen ndjeshëm masat kundër pandemisë.

9a4d8fd1-75ee-4ee9-8556-59b822ddfcb4

 

Ai ishte optimist se vera e 2021 do të shënojë fundin e masave më të rënda për të luftuar pandeminë dhe se bota do i rikthehet shpejt jetës së zakonshme. Pavarësisht vonesës së qeverisë tonë për të kontraktuar sasitë e mjaftueshëm të vaksinave, rritja e kapaciteteve prodhuese do të ndihet edhe në Shqipëri.

Said dhe pjesëmarrësit e tjerë theksuan se pandemia duhet të përbëjë edhe një mësim për investime në kapacitetet lokale për prodhimin e farmaceutikëve, edhe në vende si Shqipëria. Në kohë krizash, si kjo e COVID-19, produkte jetike nuk mund të jenë monopole i një vendi ose një kompanie të vetme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura