Agron Shehaj darkë me Andrea Bocellin e Matteo Salvinin: Duan një Shqipëri europiane. Të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë

Jul 7, 2020 | 17:10
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka darkuar me njerëz të artit e politikës italiane, përfshirë edhe këngëtarin e famshëm  Andrea Bocelli-n dhe kryetarin e Lega Nord, Mateo Salvini-n.

Me një shënim në facebook, ku ka postuar foto nga darka, Shehaj thotë se të gjithë italianët duan një Shqipëri europiane dhe se “janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite”.

shehaj

Postimi i plotë:

Një darkë e këndshme me mikun tim Andrea Bocelli dhe njerëz të artit e politikës Italiane, përfshirë udhëheqësin e Lega Nord, Matteo Salvini.

Të gjithë italianët duan një Shqipëri të mirëqenë dhe europiane. Ata janë të gatshëm të na ndihmojnë të kapërcejmë vështirësitë që hasim ditë pas dite.

Mbi 700 mijë shqiptaro-italianë janë lidhja e përjetshme dhe e pazgjidhshme mes dy popujve tanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura