Agron Llakaj: Unë jam i majtë, por po të isha durrsak do votoja Gridën

May 30, 2015 | 17:05
SHPËRNDAJE


Është i njohur tashmë pasioni i humoristit të mirënjohur Agron Llakaj për të dhënë këndvështrimin e tij mbi politikën. Në programin e tij humoristik, të llojit “One man show”, “Al Pazar”, Llakaj shfaqet gjithnjë si një opozitar i vendosur dhe kritik me çdo pushtet. Por gjithsesi, Llakaj është nga Memaliaj dhe nuk e ka fshehur se është me bindje të majta. Javës që kaloi, ai foli përsëri për politikën dhe shprehu madje kritikat e tij edhe për Kryeministrin Rama, i cili në këtë fushatë, tha ai, duket më shumë si kryeministër i socialistëve sesa i të gjithëve. Por Llakaj përkrahu idenë e Ramës, i cili tregon në çdo takim me zgjedhësit, se sa për zemër i ka gratë. Llakaj ndau të njëjtën ide me Ramën, madje e ilustroi edhe me shembuj. Ai tha se po të ishte durrsak, mes Vangjush Dakos dhe Grida Dumës, ai do të kishte zgjedhur Gridën për ta votuar, sepse ka më shumë besim tek ajo. Ky pohim i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga të pranishmit në sallë.


Edhe Lorenc Vangjeli zbutet me Gridën në ditëlindjen e Enit
Mbrëmja e të hënës së kësaj jave ka qenë disi më e veçantë për disa kolegë gazetarë. Moderatorja Rudina Xhunga kishte ftuar në debat për përfaqësimin e grave, në emision “Shqip”, ndër të tjera, edhe moderatoren Eni Vasili, si dhe Grida Dumën, e cila kandidon për kryetare Bashkie e Durrësit. Mirëpo, sipas informacioneve tona, debatit të studios i parapriu një festë e vogël, sepse pikërisht atë ditë ishte ditëlindja e Eni Vasilit, e cila në raste të rralla ulet në panelin e të intervistuarve, pasi vetë ajo është vazhdimisht intervistuesja te programi i saj “Studio e hapur” në “News 24”. Paneli i Rudinës, para emisionit, mësohet të jetë qerasur me shumë ëmbëlsira me rastin e ditëlindjes së Enit. Madje, edhe fotot informale të të ftuarve dëshmojnë një lloj atmosfere të gëzueshme mes njëri-tjetrit. Lorenc Vangjeli që në panele debaton fort me Grida Dumën, duket se aty janë duke kaluar mirë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që aktori i “Portokalli”, Romir Zalla, edhe ai i ftuar në panel, i ka qëndruar më afër nga të gjithë Grida Dumës. Një foto, duhet thënë, mjaft e këndshme dhe që bën ziliqar shumë meshkuj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura