Agron Gjekmarkaj ka një kërkesë për Bashën kryeministër

Feb 28, 2017 | 18:34
SHPËRNDAJE

“Çadrës e lirisë” sot iu bashkua ish-deputeti i PD-së Mark Marku dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj.

5555

Ne fjalen e tij Agron Gjekmarkaj duke folur per lirine e media i ka kerkuar Lulzim Bashes se nese do jete Kryeministri i ardhshem i vendit nuk duhet te censuroje median.

“Në këtë gjendje që ne jemi jetojmë në një terren gënjeshtër. Vetë liria është pseudoliri. Nuk jetohet në këtë terren. Është e domosdoshme që këtu të lindë diçka e re. Z. Basha e ka quajtur “Republika e Re”. Une kam nje kerkese per zotin Basha. Nuk duhet të kërkoje që media të jetë palë me ju nëse nje dite ju jeni Kryeministër. Ju e dini se si i ka quajtur Rama mediat në vend. I ka quajtur pleh, kazan i ka gjuajtur me baltë. Njerëzit që janë këtu po tregojnë emancipim. Ju këtu rrëfeni Shqipërinë tuaj. Përballë entuziazmit tuaj fjalët e mia janë të tepërta’, tha Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura