Agron Duka uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit: Më shumë dhembshuri dhe solidaritet njerëzor

Apr 13, 2021 | 11:15
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Ramazanit.

agron duka

Me anë të një postimi në facebook, Duka thotë se ky muaj apelon për më shumë dashuri dhe dhembshuri. Duke shkruan me tej se harmonia fetare dhe solidariteti i përbashkët midis të gjithë besimeve fetare janë pasuria jonë kombëtare.

“Agjërim të lehtë, dashuri dhe solidaritet njerëzor maksimal. Sot në fillimin e muajit të Ramazanit i uroj të gjithë besimtarët muslimanë për një agjërim sa me të lehtë.

Ky muaj apelon për më shumë dashuri, më shumë dhembshuri dhe më shumë solidaritet njerëzor për çdo shqiptar që ndodhet përballë sfidave të mbijetesës, papunësisë, varfërisë dhe pa-aftësisë për punë.

Harmonia fetare dhe solidariteti i përbashkët midis të gjithë besimeve fetare – pasuria jonë kombëtare që lehtëson çdo dhimbje njerëzore dhe sfidë jo vetëm personale”, shkruan Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura