“Agresion dhe tradhti”- Autoriteti palestinez reagon pas marrëveshjes midis Emirateve Arabe dhe Izraelit

Aug 13, 2020 | 23:39
SHPËRNDAJE

Pas arritjes së marrëveshjes midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për normalizim të marrëdhënieve diplomatike, Autoriteti Palestinez ka shprehur “kundërshtimin e thellë dhe dënimin” për këtë marrëveshje.

89FDF718-476E-493E-A90C-3CC0226658E7_w1023_r1_s

Presidenti i këtij Autoriteti, Mahmud Abbas, e ka quajtur marrëveshjen “agresion” kundër popullit palestinez dhe “tradhti” ndaj misionit të tyre, duke përfshirë pretendimin për Jerusalemin si kryeqytetin e shtetit të tyre në të ardhmen.

Hazem Qasem, zëdhënës i grupit islamit palestinez, Hamas, që kontrollin Rripin e Gazas, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP se marrëveshja “nuk i shërben misionit palestinez”.

Një zyrtar i lartë palestinez ka thënë: Lutem që kurrë të mos e përjetoni agoninë e vjedhjes së shtetit; lutem që të mos përjetoni kurrë dhimbjen e të jetuarit nën pushtim; lutem që kurrë të mos jeni dëshmitar të shkatërrimit të shtëpive tuaja dhe vrasjes së më të dashurve tuaj; lutëm që të mos shiteni kurrë nga “shokët tuaj”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura