Agravon sherri mes dy personave, 58-vjeçari merr peng dhe dhunon me sende të forta të riun. Kapet me kanabis e fishekë luftarak (EMRI)

May 29, 2023 | 12:40
SHPËRNDAJE

Një 58-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi ka dhunuar një të ri.

347254640_1290966658502248_446400074535190015_n

Dyshohet se pas sherrit për motive të dobëta, Avdyl Kapllanaj ka marrë peng për rreth dy orë një 36-vjeçar duke e kërcënuar dhe dhunuar atë me sende të forta.

Sakaq, pas arrestimit në banesë iu gjet lëndë narkotike, kanabisi dhe fishekë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se i hoqi lirinë një shtetasi, e kanosi dhe e goditi atë me sende të forta, për motive të dobëta, vihet në pranga 58-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti rreth 500 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 550 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 36-vjeçari se një shtetas i kishte hequr lirinë, si dhe e kishte kanosur dhe dhunuar, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat, operacionin policor të koduar “Mix”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 58 vjeç, banues në Skrapar.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 58-vjeçari, për motive të dobëta, i ka hequr lirinë një 36-vjeçari, për rreth 2 orë, në një rrugë të pafrekuentuar, në periferi të qytetit të Çorovodës, ku dhe e ka kanosur dhe e ka goditur atë, me sende të forta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar A. K., ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 550 fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura