Agolli: Kukësi ka bërë histori, nëna ime u lumturua shumë

Jul 19, 2018 | 11:52
SHPËRNDAJE

Ansi Agolli është lojtari që e njeh më mirë se kushdo kundërshtarin e Kukësit në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare luan prej tetë vitesh me Karabak, ku ka arritur të fitojë pesë tituj kampionë, tre Kupa të Azerbajxhanit, si edhe ka marrë pjesë tri herë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe një herë në grupet e Ligës së Kampioneve.

agolli

Agolli, tashmë 35-vjeçar luajti vetëm një minutë në sfidën e djeshme ndaj Olimpia Lubjana. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, Agolli flet për emocionet që po përjeton për faktin që do të ketë përballë një klub shqiptar.

agolli

AGOLLI “Është hera e parë që vij në Shqipëri në nivel klubesh pas gati 10 vitesh. Mendoj se nuk ka ekipe të lehta në këtë fazë. Përveç kësaj, ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve kanë një specifikë ndryshe. Nuk është njëlloj sikur luan në kampionat. Janë vetëm 2 ndeshje, 180 minuta që duhet të jesh i përqendruar 100 për qind dhe të bësh sa më pak gabime. Pastaj, mos harrojmë se Kukësi është një ekip me eksperiencë në turet eliminatore.

Ansi Agolli

Mos harroni se çfarë ishte i aftë të bënte 3 vite më parë, shkoi deri në “Play-Off”. Besoj që Cungu është një mjeshtër në ture eliminatore”, u shpreh Agolli. Ndërsa, ish-kapiteni zbulon se ka folur vetëm me nënën e tij. “Nuk kam folur me asnjë. E vetmja që kam kontaktuar ka qenë nëna ime që është e lumtur që do vijë në Shqipëri”, mbylli prononcimin e tij për gazetën, Ansi Agolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura