Agnesa Vuthaj në krah të biznesmenit Tony Hoti

Jun 25, 2015 | 14:41
SHPËRNDAJE


E ka ruajtur jetën e saj private si asnjëherë më parë. Është ndoshta e vetmja femër e ekranit që shumë pak është përfolur për jetën private apo ndonjë lidhje të mundshme. Madje edhe ato pak që janë përmendur, kanë rezultuar si të pavërteta, jo për faktin se ajo nuk ka pasur ndonjë romancë me dikë, pasi një femër e bukur e sharmante si ajo nuk ka mundësi të mos ketë ndonjë mashkull në krah. Por të paktën nuk është fotografuar, nuk ka dalë në publik apo në ndonjë event përkrah dikujt. Ajo gjithmonë është shoqëruar nga motra apo mikeshat e saj dhe ja, rezultati duket të jetë i suksesshëm. Agnesa Vuthaj, e cila ndër vite ka mbajtur kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, pas suksesit në jetën profesionale, duke u bërë kështu edhe me markën e saj të veshjeve dhe çantave, më në fund del hapur me një mashkull në krah që thuhet se është i dashuri i saj. Vuthaj deri në këto momente nuk ka deklaruar asnjë gjë në lidhje me jetën private dhe djaloshin që është fotografuar në krah, edhe pse mediat online e kanë quajtur atë të dashurin e Agnesës. Ne e kemi kontaktuar Agnesën, madje edhe motrën e saj, por asnjëra nuk ka qenë e gatshme të flasë mbi këtë temë, por të njohurit thonë se mes tyre ekziston një romancë e vërtetë. Po kush është djaloshi që ka në krah ajo? Ndërkohë që supermodelet e njohura janë lidhur me të huaj multimilionerë, bukuroshja kosovare duket se ka preferuar të ketë si të dashur një shqiptar. Ai quhet Tony Hoti, një emër jo shumë i njohur për mediat rozë, por në botën e biznesit është një person shumë i suksesshëm. Gjatë hulumtimit të bërë gjetëm se Tony është me prejardhje nga Kosova, por prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai merret kryesisht me biznesin e ndërtimit, i cili, siç dihet, ka një fitim marramendës. Madje, ai investimet e tij të ndërtimit nuk i ka vetëm atje, por i ka shtrirë edhe në Europë e më saktësisht në Poloni. Për më shumë mund të ndiqni edhe një link, ku flet vetë Tony për televizionin polak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura