Agjenti i SHISH që nxirrte përgjimet, del një tjetër provë që e ‘fundos’

Feb 1, 2016 | 16:17
SHPËRNDAJE

Prokuroria e krimeve të rënda administron në dosje një provë tjetër ndaj ish-agjentit të SHISH Florian Bushi i arrestuar dhe i akuzuar deri tani për korrupsion të zyrtarëve që kryejnë funksione shtetërore.

Ekspertiza që kishte nisur që në momentin e arrestimit të Florian Bushit është kryer mbi: kompiuterin e tij të zyrës, dy telefona celularë të punonjësit të SHISH dhe një USB.

bushi-1

Nga ekspertimi ka dalë se ka qenë Florian Bushi që ka zbardhur në kompjuterin e tij procesverbalet e vëzhgimit e përgjimit të një grupi kriminal të skeduar për drogë në Fier-Vlorë.

Po kështu është konfirmuar se dërgimi i fotove të materialeve e dokumenteve sekrete është bërë me njërin nga dy telefonat që janë në emër të Florian Bushit.

Nga ana tjetër, në kompjuterin e eprorit të tij direkt dhe në kompiuterat e punës së dy kolegëve të sektorit të antidrogës ku punonte Florian Bushi nuk është gjetur asnjë gjurmë e materialeve që rezultojnë se janë nisur nga telefoni i Florian Bushit në numrin e Ilir Memushajt, të arrestuarit për vrasjen e Denis Kasës e plagosjes së dy personave të tjerë më 7 janar në rrugën Lushnje-Fier.

Avokati i PS, Eno Bushi, i cili mbron në këtë proces Florian Bushin (vëllain e tij) ka deklaruar para gjykatës gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë se prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj inspekotrit të SHISH.

Hetimi filloi pas arrestimit të Ilir Memushajt pasi gjatë kontrollit në celularin e tij u gjetën materiale me siglën “sekret” që kishin të bënin me përgjime të kryera nga SHISH gjatë muajt dhjetor 2015 mbi një grup kriminal të trafikut të drogës me veprim në zonën Fier – Lushnje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura