Agjenti i SHISH i arrestuar, i vëllai i një avokati të njohur në Tiranë

Jan 22, 2016 | 8:15
SHPËRNDAJE

Prokuroria nuk ka dashur të japë detaje dje në lidhje me hetimet që çuan në prangosjen e Florian Bushit, punonjës i SHISH-it. Ai u arrestua pasi u zbulua se shkëmbente mesazhe dhe dokumente sekrete me Ilir Memushajn, të arrestuar për vrasjen e ndodhur më 7 janar
në mbrëmje në Lushnje-Fier.

Ne foto: Klement Kastrati (majtas), i cili ishte objektivi i atentatit dhe Denis Kasaj (djathtas) viktima
Ne foto: Klement Kastrati (majtas), i cili ishte objektivi i atentatit dhe Denis Kasaj (djathtas) viktima

Ai mësohet se është i afërm i një avokati të njohur në Tiranë. Nga ana tjetër, burimet nga hetimi kanë thënë se dokumentet e përgjimeve që kryente SHISH janë dërguar prej vetë inspektorit në telefonin e shtetasit Ilir Memushaj nga Fieri.

Ky i fundit, duket se ka qenë i interesuar të informohej për bisedat që kryenin një grup personash që ishin duke u ndjekur e hetuar nga SHISH për trafikim droge. Mësohet se për disa javë me radhë, Memushaj është informuar për këtë grup të trafikut të drogës me anë të dokumenteve të fotografuara me celular që merrte nga shtetasi Florian Bushi.

Prokuroria ka dyshime se ky i fundit, në cilësinë e punonjësit të SHISH-it, i ka shitur me para dokumentet që kishte dërguar tek i arrestuari për vrasjen. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e Denis Kasajt dhe plagosjen e dy personave që ndodheshin me të në makinë ka qenë trafiku i drogës.

Pas atentatit, policia ka hedhur dyshimet mbi aktivitetin e 42-vjeçarit Margariti, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Holanda.

Dyshohet se ai ka pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike. Margariti mendohet se kishte lidhje edhe me Denis Kasajn, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit në ditët e fundit të dhjetorit 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura