Agjentët e Gruevskit kërcënojnë gazetarin ‘provokues’: Hape gojën po guxove!

Aug 3, 2015 | 14:48
SHPËRNDAJE

Gazetari, Sashe Ivanovski-Politiko është konfrontuar edhe një herë me muskujt e truprojat e politikanëve maqedonas. Siç raportojnë mediat vendase, truprojat e kanë ndjekur gazetarin afro 100 metra teksa po ecnin në sheshin “Makedonija”, në kohën kur kryeministri po lëvizte për të marrë pjesë në manifestimin festiv për Ilindenin.

gazetari, Sashe Ivanovski-Politiko
gazetari, Sashe Ivanovski-Politiko

Portali “Kirilica” ka shkruar se truprojet e kanë kërcënuar gazetarin se do ta rrihnin nëse i bënte ndonjë pyetje provokative Gruevskit.

Duke shprehur mllefin, Politiko ka kritikuar këtë qasje të qeveritarëve.

“Si mendoni se do kishte reaguar Çento dhe Ilindenët e tjerë të jetonin tani dhe ta shihnin se si ju sundoni dhe t’i dëgjonin përgjimet nga bombat e Zaevit? A i shkelët idealet për të cilat ata dhanë jetë, si liria dhe drejtësia dhe prosperiteti i njerëzve.

Disa kohë më pare, gazetarin e ka sulmuar fizikisht edhe vetë zv/kryeministri maqedonas, Vlladimir Peshevski. Gazetari është bërë i njohur në vend për pyetjet provokuese që u drejton pushtetarëve aktual të VMRO-së dhe BDI-së. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura