Agjent i BIA-s, bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës, reagon Mustafa: Është për keqardhje

SHPËRNDAJE

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur në një konferencë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

isa-mustafa

Ai ka deklaruar se në bisedimet që grupet punuese kanë zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë janë pak çështje në të cilat nuk pajtohen.

Në konferencë kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish-spiunit të BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic.

Mustafa tha se është për keqardhje që një punëtor i BIA-s serbe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne me keqardhje e kemi marrë këtë informatë që dikush që konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vijë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së. Me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe Kushtetuta duhet të veprojë, ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa.

Branislav Nikoliq, kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë.

Mirëpo më pas, Thaçi kishte marrë vendim që ta shkarkojë Nikoliqin, pasi që dyshohet se ishte pjesë e BIA-s.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e shtatë.

Bratislav Nikoliq kishte qenë anëtar i SLS-së për t’iu bashkuar partisë tjetër serbe në Kosovë, Listës Serbe.

 

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU