Agjencitë e udhëtimeve thirrje BE-së: Hapni kufijtë. Kryeni testime sapo pasagjerët mbërrijnë në vendin tuaj, por hiqni karantinën!

Sep 24, 2020 | 23:05
SHPËRNDAJE

Më shumë se 20 shoqata të udhëtimit dhe turizmit, përfshirë Komisionin Evropian të Udhëtimeve (ETC), i kanë dërguar një letër të hapur Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar asaj të adresojë çështjen e rënies së vazhdueshme të numrit të pasagjerëve ajror për shkak të COVID-19 dhe mbylljes së kufijve. 

udhetare

Në mënyrë që të ruhen vendet e punës të më shumë se 27 milion personave që punojnë në këtë sektor, Komisioni Evropian i Udhëtimeve së bashku me 20 organe të udhëtimit dhe turizmit edhe një herë i kanë kërkuar udhëheqjes së Komisionit Evropian të testojë personat pas mbërritjes së tyre në vendet evropiane për COVID-19, në vend që të përdorë rregullat e karantinës.

“Udhëtimet dhe turizmi evropian kanë pësuar një goditje shkatërruese nga kriza e koronavirusit për shkak të kufizimeve, uljen e besimit të udhëtarëve dhe zvogëlimin e kërkesës së konsumatorit. Liria e lëvizjes dhe miliona mjete jetese në Evropë janë në rrezik sot, dhe Komisioni Evropian duhet të drejtojë rrugën për të rivendosur udhëtimet në BE”, theksoi Presidenti i Komisionit Evropian të Udhëtimeve, Luís Araújo.

Grupet që përfaqësojnë më shumë se 5,000 kompani anëtare shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me kufizimet aktuale, të cilat po ndikojnë në biznesin e tyre.

Një raport i ACI EUROPE zbuloi se gjatë dy javëve të para të këtij muaji, ishte shënuar një rënie e vazhdueshme e mbërritjeve në aeroportet evropiane. Sipas raportit, gjatë dy javëve të shtatorit u regjistrua një rënie prej 73% në trafikun e pasagjerëve, në Evropë, krahasuar me 65% rënie të shënuar në mes të gushtit.

Ne kështu po ju nxisim që ta bëni këtë çështje një përparësi kryesore, duke ju bërë thirrje që ta adresoni këtë çështje drejtpërdrejt me Shefat e Shteteve dhe Qeverive. Prandaj, gjithashtu po ju nxisim të siguroheni që Komisioni të marrë drejtimin në zhvillimin e testimve  për udhëtimet dhe zbatimin e tij për të shmangur karantinat dhe rihapjen e kufijve,” – thuhet në letër.

Muajin e kaluar, linjat ajrore dhe aeroportet i kërkuan qeverive evropiane të pranojnë një rezultat negativ të testit COVID-19, në vend që të vendosnin rregulla karantine për pasagjerët, pas mbërritjes së tyre.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), në gusht, thirri qeveritë në të gjithë Evropën të heqin kufizimet kufitare në mënyrë që të ndalojnë shkatërrimin e sektorit ekonomik të Evropës të shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19.

Muajin e kaluar, shoqatat e linjave ajrore dhe aeroporteve të Evropës gjithashtu theksuan se kufizimet e udhëtimit nuk janë të bazuara në shkencë, sipas tyre, përmes një letre të përbashkët dërguar Kryeministrave, ministrave të Transportit, Shëndetësisë dhe Ministrave të Punëve të Brendshme në të gjithë BE, zonën Shengen dhe Mbretërinë e Bashkuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura