Agjencia Kundër Korrupsionit: Selimi nuk mund t’i mbajë dy poste

Jun 23, 2016 | 13:29
SHPËRNDAJE

Agjencia Kundër Korrupsionit, përkatësisht drejtori i saj, Hasan Preteni, i ka dërguar zëvendësministrit të Jashtëm, Petrit Selimit, një opinion me të cilin i tërhiqet vëmendja për konflikt interesi, duke ushtruar njëherësh edhe funksionin e koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

petrit-selimi-e-kemi-njoftuar-serbin-euml-se-po-shkojm-euml-n-euml-beograd-hd-1200x630_1466673087-8722798

Selimi kishte kërkuar këshillë nga Agjencia e Kundërkorrupsionit, nëse ushtrimi i këtyre dy funksioneve përbënte konflikt interesi.

Drejtori i Kundërkorrupsionit, Hasan Preteni në opinionin e tij sqaron se ushtrimi i këtyre dy funksioneve – zëvendësministrit të Jashtëm dhe koordinatorit nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit përbën konflikt interesi.

Në opinionin sqarues rikujtohet se funksioni i zëvendësministrit bën pjesë në kategorinë e zyrtarëve të lartë publikë, të cilët e kanë për detyrë parandalimin e konfliktit të interesit. Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh që “Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizatat fitimprurëse dhe jofitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak të funksionit”.

Dhe sipas këtij formulimi, drejtori i Kundërkorrupsionit konsideron se ushtrimi i këtyre dy funksioneve do të përbënte konflikt interesi. Kjo pozitë, sipas z. Preteni, hyn në kategorinë e funksioneve menaxhuese, që del nga vetë dokumenti i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

“Prandaj që t’i shmangeni kësaj situate, AAK iu rekomandon që të zgjidhni njërin prej këtyre dy funksioneve”, përfundon opinioni i drejtorit të Agjencisë së Kundërkorrupsionit, Hasan Preteni.

Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura