Agjencia Europiane e Barnave: Mpiksja e gjakut te të rinjtë efekt anësor i vaksinës “AstraZeneca”

Apr 7, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

Agjencia Rregullatore e Barnave në Europë ka bërë të ditur se ekziston një lidhje e mundshme midis vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca  dhe Universitetit të Oksfordit dhe rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut tek të rinjtë që morën dozat e kësaj vaksine.

astrazeneca

Ky përfundim vjen pas rishikimit të të gjitha provave të disponueshme të rasteve jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut tek disa persona të vaksinuar.

Emer Cooke, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave, tha në një konferencë për shtyp se komiteti i sigurisë “ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 në përgjithësi tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Komiteti i sigurisë i EMA “pas një analize shumë të thelluar ka arritur në përfundimin se rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut të pazakontë pas vaksinimit me vaksinën AstraZeneca duhet të renditen si efekte anësore të mundshme të vaksinës”, tha Cooke.

“Një shpjegim i arsyeshëm për këto raste të rralla është një përgjigje imune ndaj vaksinës e ngjashme me atë të parë në pacientët e trajtuar me heparinë”, tha ajo, duke theksuar se quhet trombocitopeni e shkaktuar nga heparina.

EMA ka porositur më shumë kërkime për të hetuar lidhjen midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe tha se komiteti i sigurisë kishte arritur në përfundimin se mpiksjet e gjakut të pazakonta me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore ‘shumë të rralla’ të vaksinës.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.