VIDEO/ Shkarkohet Agim Kajmaku. Ja çfarë tha nënkryetari i KQZ-së: Nuk mund të bëjmë asgjë veçse të…

Nov 1, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

KQZ-vendimi-shkarkohet-Agim KajmakuMe 5 vota pro KQZ, ka vendosur ta shkarkoje sot nga detyra kryebashkiakun e Vores Agim Kajmakun. Per kete vendim do te duhet te njoftohet menjehere kryeministri Edi Rama, tha kreu i KQZ Klement Zguri.

VENDIMI

Tiranë më 01.11.2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, n ë mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi

projektvendimin:

– “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për
funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i
Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për
garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë
funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të
mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion
Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Avokati Isuf Shehu ne nje reagim per gazeten Panorama tha se do ta ankimojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba gjatë shqyrtimit të kërkesës se për prokurorisë për heqjen e mandatit të Agim Kajmakut, ka lënë të kuptohet se kryebashkiaku i Vorës po shkon drejt shkarkimit.

Biba tha sot se pavarësisht se Agim Kajmaku nuk preket nga ligji i dekriminalizimit, ai penalizohet nga vendimi i Kuvendit që parashikon që në rast të fshehjes së dënimeve, funksionari publik shkarkohet nga funksioni.

Nënkryetari i KQZ-së shtoi se nga ana profesionale ai është kundër këtij vendimi, por ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të respektojë vendimin e legjislatorit.

“Jemi në një fazë shumë delikate. Morali i shoqërisë është duke u ndërtuar dhe nuk duhet harruar që dhe krimineli më i madh ka dinjitet. Organet shtetërore duhet të mbrojnë dinjitetin e çdo qenie.

Në rastin konkret zotëria që është subjekt i hetimit, dhe nga materialet që ka ardhur nga prokuroria  është dyshuar, është arrestuar dhe ka pasur arrestim për të për qarkullim të monedhave të falsifikuara.

Ka një vendim gjykatë për të individi Kajmaku është i pafajshëm. Kajmaku është i denjë si individët e tjerë.

Vendimi i Kuvendit që thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionarit. Ne nuk jemi Kuvendi i Shqipërisë, ne kemi detyrim ta zbatojmë këtë vendim. Paçka që ky vendim e ka tejkaluar ligjin.

Agim Kajmakun nuk e kap ligji, por vendimi i Kuvendit. S’mund të behet bishti më i rëndë se sqepari.

KQZ-ja kam frikë se mund të bëj, pak ose aspak. Ky ka qenë vullneti i legjislatorit, ky është një vendim i Kuvendit dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse ta zbatojmë”, tha Denar Biba.

Pas këtij argumentimi KQZ është tërhequr për vendim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura