Aftësia e shlyerjes së borxhit publik: Shqipëria e fundit në rajon

Nov 27, 2021 | 9:00
SHPËRNDAJE

EDUARD-ZALOSHNJA

EDUARD ZALOSHNJA

Treguesi më i përdorur për matjen e barrës borxhit publik ndaj ekonomisë së një vendi, është raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Është një tregues që përdoret gjerësisht në media dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi.

Aktualisht, në Shqipëri ky tregues është zyrtarisht në nivelin 80 % të PBBsë.Sidoqoftë, në qarqet e financave publike përdoret edhe një tregues tjetër – raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave të buxhetit.

Rezultati i këtij pjesëtimi tregon se sa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim (e jo për qëllime të tjera normale, si pagat, pensionet, investimet etj.). Me pak fjalë, ky tregues shërben për të matur aftësinë e shlyerjes së borxhit publik të një vendi.

Aktualisht, ky tregues është 2.8 për Shqipërinë, që do të thotë se na duhen 2.8 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të gjitha të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim.

Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është absolutisht më i larti ndër vendet e Ballkanit Jugperëndimor (shihni grafikun shoqërues). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik në rajon. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyese).

borxhi zaloshnja

© Panorama.al

Te lidhura