Afrona Dika heq unazën! Blero i penduar kërkon rikthim tek bashkëshortja, si reagon kur e pyesin për fundin e martesës

Jun 26, 2022 | 9:09
SHPËRNDAJE

Këngëtari Blero Muharremi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me raportin e tij me Afrona Dikën, me të cilën prej javësh thuhet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

afrona dika5

Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë. Së fundmi, Blero ka publikuar këngën e tij ‘N’heshtje’ dhe fansat janë të bindur se balada është një dedikim për modelen.

afrona dika1

Rikujtojmë se detaji që u vu re tek Afrona i vuri pikat mbi ‘i’ marrëdhënies së tyre. Ajo kishte hequr unazën e martesës me këngëtarin e njohur. Unaza e veçantë, e rrethuar me diamante në të gjithë strukturën, ishte simboli i dashurisë me të cilën, Dika krenohej duke e postuar në rrjete sociale.

blero muharremi

Prej disa muajsh, modelja është treguar e kujdesshme duke fshehur në foto gishtin e unazës, mirëpo sot ajo e ka shfaqur haptazi heqjen e unazës. Kjo erdhi pasi Blero u tregua i paqartë në dy intervistat e tij të fundit.

afrona-2

Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë.

Blero

“Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes”, tha Blero gjatë asaj kohe në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

afrona dika4

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, aty ku edhe jeton prej kohësh.

afrona dika3

Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

afrona dika2

Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

afrona dika blero muharremi afrona dika (9) blero blero muharremi afrona dika (8) afrona dika blero muharremi (1) blero muharremi (7) afrona dika blero muharremi (2) blero muharremi (4) blero muharremi (5) blero muharremi (11) afrona dika blero (2) blero-afrona-dika6 blero afrona 3 blero2 blero blero3 blero afrona 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura