Afrohet konflikti nga Siria në Shkup, Moska bën paralajmërimin e fortë

Apr 13, 2018 | 10:35
SHPËRNDAJE

Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi  ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak.

ambasada-rusise

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, duke mos u analizuar detajet.

Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ambasada e Rusisë në Shkup, duke thënë se pasojat e këtij veprimi do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë./Burimi: INA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura