Afrimiteti i Robert Berishës me Lei Krajën, komentuesit zbulojnë se Nora nuk e lejon të hyjë në shtëpi

Nov 13, 2018 | 13:16
SHPËRNDAJE

Lei Kraja dhe Robert Berisha janë padyshim çifti më i nxehtë i këtij edicioni të “Dance with me”.

Nga kërcimet “hot” në tub te vallëzimet sensuale ku bëhen një trup i vetëm, kanë ngjallur dyshime te publiku për kiminë e tyre jo vetëm në skenë, por dhe jashtë saj.

Jo pa qëllim moderatorja Alketa Vejsiu e pyeti Robertin pas performancës së fundit se ç’do të thotë bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi pas kërcimit të tij sensual me Leilën.

robert lei

“Robert, po Nora? Nora ç’do të thotë? E di atë nga ‘Përrallë nga e kaluara’? ‘Po bota, bota ç’do të thotë?’ Se ishe shumë i përfshirë emocionalisht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy, ti dhe Lei”, tha Alketa.

E Roberti u përgjigj menjëherë, duke sqaruar situatën e tij: “Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë show, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë!”. Kjo deklaratë erdhi pas asaj, që Roberti u shpreh se e kishte ndaluar Norën ta shihte në puntatat e “Dance with me” duke kërcyer.

“I kam thënë të mos e shohë fare kërcimin tim, ia kam ndaluar”, u shpreh këngëtari në puntatat e para. Por duket se benzinë zjarrit i ka hedhur vetë prezantuesja e sportit, Lei Kraja, e cila poston shpesh foto me Robertin në “Instagram”-in e saj.

robert nora

E në foton e fundit, ku pozojnë të dy të përqafuar duke qeshur, një komentues ka hedhur dritë mbi xhelozinë e Norës rreth kësaj marrëdhënieje të afërt të Robertit me Lein.

“Tani Nora po e detyron Robertin të shkojë në takim me prindërit, për ta lejuar të hyjë në shpi”, shkruante një komentues poshtë fotos. Kujtojmë që më parë dhe Nora ka qenë pjesë e këtij spektakli në vitin 2014, por u detyrua që ta linte garën në mes, pasi dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhej me vajzë.

Vitin e kaluar mediat e Kosovës folën për një krizë mes çiftit, që kanë 12 vite bashkë. Disa herë në media qarkulluan lajme se çifti i këngëtarëve Nora Istrefi dhe Robert Berisha jetonin të ndarë. I ftuar në “Top Magazine” për të prezantuar projektet e reja muzikore të fundit edhe me bashkëshorten e tij “S’ka inat” (një dedikim për pajtimin e tyre), Robert Berisha tregoi detaje për marrëdhënien në çift.

nora robert

“Prej 6-7 vitesh, që kur kam filluar palestrën, unë gërhas. Kam qenë 72-73 kg, ndërsa tani peshoj 86 kg. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha, edhe është e pamundur… Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët…“, tha ai me shaka. “Është mirë edhe kur fle vetëm”, përfundoi ai, duke e trajtuar kështu lajmin se ata kishin pasur një mosmarrëveshje dhe jetonin të ndarë.

nora robert robert nora roberti-nora

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura