Afrim Alia sjell në Tiranë reperin Lil Jon

Apr 28, 2015 | 11:01
SHPËRNDAJE


Reperi me famë botërore, Lil Jon, do të mbajë koncert në Pallatin e Sporteve më 9 maj në Tiranë. Ardhja e artistit amerikan me famë botërore është bërë e mundur nga modeli i njohur Afrim Alia, i cili ka kompaninë e tij të koncerteve “Boss Management”. 44-vjeçari, Jonathan Smith, i njohur me emrin Lil Jon, ka famë jo vetëm si reper por edhe si producent, interpretues dhe DJ. Ai ka përgatitur shumë surpriza për shqiptarët,” tha Alesio për gazetën “Panorama”.  “Tashmë koncertet me artistë me famë nëpër botë janë kthyer në profesionin tim të parë. Unë sjell Lil Jon në Tiranë pas një turi dyjavor me Drake, dhe 10 ditë me Avicin dhe Martin Garix në Australi. Dëshiroj që çdo artist të mirë ta bind të vijë në Shqipëri, dhe kjo gjë tashmë po funksionon shumë mirë”, tha Alia, i cili verën e kaluar solli në Tiranë Eric Prydz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura