Afrikë, numërohen mbi 840 viktima nga cikloni

Apr 8, 2019 | 8:40
SHPËRNDAJE

Cikloni Idai që goditi Mozambikun, Zimbabven dhe Malavin në Afrikë ka lënë qindra mijëra njerëz në nevojë për ushqim, ujë dhe strehim.

Të paktën 847 njerëz janë raportuar të vdekur nga stuhia dhe përmbytjet që shkaktuan edhe dëme materiale. Në këtë pjesë të Afrikës, sipas zyrtarëve të OKB-së, cikloni Idai goditi Mozambikun natën e 14 marsit në portin e Beiras, me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer.afrike

Dy lumenjtë, Buzi dhe Pungue, dolën nga shtrati dhe përmbytën shumë fshatra. U shënuan 602 të vdekur, 1,641 të lënduar, mbi 230 mijë shtëpi të shkatërruara dhe mbi 700 mijë hektarë tokë e dëmtuar. Nga cikloni në këtë shtet është prekur jeta e 1.85 milionë njerëzve, me 2,424 raste të konfirmuara të kolerës.

Cikloni goditi më pas Zimbabven Lindore më 16 mars, ku shkatërroi shumë shtëpi dhe vrau 185 njerëz si dhe plagosi 200 të tjerë. Në Malavi stuhia solli shira të forta dhe përmbytje të mëdha, duke marrë jetën e 60 njerëzve e duke plagosur më shumë se 600 të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura