Afmosfera para ndeshjes, mediat botërore flasin për gjendje lufte

Oct 8, 2015 | 9:48
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga ndeshja historike Shqipëri-Serbi, sot në “Elbasan Arena”, mediat botërore kanë pasqyruar gjerësisht atmosferën që mbizotëron në Tiranë para ndeshjes.

Gazetat sportive dhe ato jo sportive shkruajnë se në Tiranë ka një atmosferë të nderë, njësoj si në luftë për shkak se siguria është tepër e lartë, dhe rrugët nga kryeqyteti deri në Elbasan, janë blinduar nga mbi 2.300 forca sigurie.

guardian
“Siguri e madhe për të siguruar që asnjë incident të mos ndodhë në ndeshjen midis Shqipërisë dhe Serbisë”,- shkruan “The Guardian”.

“Shqipëria e blinduar për vizitën e Serbisë: Pa makina, asnjë biznes dhe vetëm snajper”,- shkruan “El Mundo”.

marca

Gazeta më e madhe italiane sportive “Gazzetta dello sport”, shkruan se atmosfera në Shqipëri është si para fillimit të një lufte.

“Njerëzit në rrugë lëvizin të qetë, por policët sa vijnë e shtohen. Situata është shumë e nderë dhe gjëja më e vogël mund të ndezë një luftë të vërtetë. Ajo që për shumë shihet si një ndeshje futbolli, ka krijuar ndjesinë e pragluftës”, shkruhet në artikull.

mundo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura