Afera e stadiumit, Paloka letër Ramës e Dukës: Bëni transparencë

May 4, 2016 | 10:39
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një letër kryeministrit Rama si dhe Presidentit të FSHF Armando Duka, ku kërkohet transparence në lidhje me projektin e stadiumit Qemal Stafa.

Në letrën e tij, Paloka kërkon informacion dhe kopje të dokumentacionit të plotë zyrtar duke përfshirë:

paloka

1-Projektin e miratuar nga KKT

2-Kontratën e partneritetit publik-privat

3-Kopje të procesverbalit të mbledhjes së shoqërisë anonime ku pasqyrohet qendrimi i mbajtur nga përfaqësuesit e shtetit

4-Procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e firmës fituese

5-Dokumentacionin e plotë dhe procedurën e ndjekur nga KKT në miratimin e këtij projekti

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë rast si aferë korruptive, si një projekt që ka prioritet klientelën, qendrën tregtare, hapësirat e biznesit, dhe jo sportin e qytetarët.

Sipas planit të Edi Ramës, hapësirat për sportdashësit zvogëlohen, ndërsa zgjerohen hapësirat fitimprurëse të klientit.

Shkrese KM Per Stadiumin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura