‘Afera e stadiumit/ Arkitekti i dënuar për korrupsion, federata mban vetëm fushën e pak zyra’

Apr 23, 2016 | 13:04
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimin e asaj që e ka quajtur afera korruptive me stadiumin “Qemal Stafa”.

Zëdhënësja e PD-së, gjatë një deklarate për mediat akuzoi Ramën se ka perzgjedhur për planin e tij klientielist dhe korruptiv të ndërtimit të qëndrës tregtare dhe kullës, në vend të stadiumit, arkitektin Italian Marco Casamonti, i njohur në Shqipëri për ndërtimin e kullave të betonit me bekimin dhe mbështetjen e Ramës, si pallati 24 katësh, në krah të Gjykatës së Lartë.

Zhupa“Po ashtu në 2008 ishte anëtar i jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej” që nxori fitues projektin e Anri Salës dhe firmës belge të vajzës së Linda Ramës, projekt që Veliaj parashikon ta ndërtojë së shpejti në shërbim të shefit të tij. Ky arkitekt ka në Shqiperi për ortak Alban Eftimin e Atelier 4, klientin e Rames që fitonte 70 përqind të projekteve të Bashkise”- tha ajo.

Sipas saj, ortaku i tij shqiptar Albani Eftimi mesa duket ka kaluar nga 20% në bashkinë e Ramës, tek 20% në qeverinë e Ramës bashkë me ortakun italian me eksperiencë në të njëjtën fushë: korrupsionin.

“Sepse mbi të gjitha, arkitekti Casamonti njihet në Itali, siç raporton edhe gazeta italiane La Repubblica, si i dënuar për korrupsion për ndërtimet e tij në Firenze. Për ti hapur rrugën këtij projekti klientelist e korruptiv, Edi Rama ishte i detyruar të ndryshojë destinacionin e truallit, pasi kjo zonë mbrohej si terren sportive”- tha ajo.

Ajo lexoi vendimin e qeverisë qe e ktheu kete zone në destinacion josportiv. “Arena e këtij biznesi, zmadhohet edhe më shumë kur del se Federata Shqiptare e Futbollit, do të ketë në pronësi vetëm fushën e futbollit, dhe 4 mijë metra katrorë për zyra. Të gjitha hapësirat e tjera të qëndrës pseudostadium, dhe kulla do të jenë në pronësi të klientelës, kompanisë Alb-Stars shpk. Pra trualli publik, me vlerën më të madhe në qendër të Tiranës, i kalon për qëllime biznesi dhe përfitimi mikut të Edi Ramës”- tha ajo.

Më tej, ajo përsëriti qëndimin e PD se për anulimin e ketij projeti dhe se PD do të investojë për një impiant ku hapësira ti dedikohet qytetarëve dhe të ketë standarde olimpike moderne.

“Partia Demokratike i bën dhe një herë thirrje insvestitorëve se do të jetë në rriskun e tyre personal hedhja e parave në këtë skemë korruptive të Edi Ramës, pasi ne do ta anulojmë atë”- perfundon deklarata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura