Afera e inceneratorëve/ PD: Klodian Zoto ka blerë disa mijëra euro kompaninë e riciklimit të mbejteve në Sharrë, ndërkohë monopoli vlen miliona euro

Aug 8, 2022 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që të dhëna të tjera kanë dalë në dritë nga afera e inceneratorëve, Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme drejtuar qytetarëve dhe SPAK në lidhje me aferën.

akil kraja

Përmes një deklarate për shtyp të anëtarit të Këshillit Kombëtar, Akil Kraja, PD rikthen në vëmendje konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës.

PD ngre pyetjet se si Klodian Zoto ka blerë disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, ndërkohë që ky monopol vlen miliona euro në vit.

DEKLARATA E PLOTË

6 vite më parë, më 7 gusht të vitit 2016, humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Ai ishte punësuar në shkelje të ligjit, në të zezë, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.

Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, dhe që trupi i tij ishte sjellë nga një automjet misterioz. Ndërkohë fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan dhe pse vjedhja e shekullit vazhdon.

Sot 6 vite më pas firma e Erion Velaijt dhe Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin, e ka çuar mega-aferën në qindra miliona euro vjedhje dhe asnjë punë të bërë.

Në 6 vjetorin e kësaj vrasjeje që kërkon ende drejtësi, shtrojmë 5 pyetje:

–        Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?

–          A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?

–          A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?

–          A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?

–    Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling?

Këto janë pyetje krejt të thjeshta për shqiptaret, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.

Përfundimi ynë mund të jetë vetëm një : të gjitha këto ndodhin SEPSE Rama-Veliaj-Ahmetaj-Zoto-Mërtiri-Gugallja i NDAJNE PARATE mes tyre.

 

Ju shqiptarë, si mendoni?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura