Afera e Inceneratorëve, Partia e Lirisë: Kompania ka marrë 16 milionë dollarë duke vendosur si garanci pasuritë publike

Aug 9, 2022 | 12:15
SHPËRNDAJE

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, ka publikuar këtë të martë kreditë me vlerë 16 milionë euro që janë marrë nga kompania e inceneratorit të Tiranës, duke vendosur si kolateral pronat publike.

Brisida Shehaj: Dua t’ju tregoj faqen 19 të kontratës së inceneratorit të Tiranës, ku thuhet se kompania mund të lërë kolateral për të marrë kredi në në bankat e nivelit të dytë, pra i jepet e drejtë të lëjë peng pronat publike dhe të marrë kredi.

Po flasim vetëm për kompaninë e Tiranës sot. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi me një shumë të mbledhur rreth 16 milionë dollar. Bankat kanë qenë më seriozët në këtë proces, ndaj dhe ne nuk do t’i përmendim. Këtu është një kontratë në prill 2021 me vlerë 1 milionë dollar, vazhdojmë me kontratën tjetër, 2 milionë dollarë, tjetra 1.5 milionë euro, një tjetër 2.5 milionë dollarë. Në maj të 2020-ës kompania fiton kredi me garanci sovrane ndërkohë që kompania ishte në punë dhe nuk mund të merrte kredi për pagat. Vlera e kësaj kredie është 250 milionë lekë të vjetra.

Kjo është kredia më e madhe që kanë marrë ata, 8 milionë euro Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkressa, ku kompania vë në dijeni dhe kërkon miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Bashkisë Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura