Afera e inceneratorëve/ Denoncimi i fortë i Berishës në Kuvend: Zoton dhe Gugalljan i kanë mbajtur të fshehur deri para dy ditësh në Lushnje

Jan 27, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në parlament, duke thënë se dy administratorët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë mbajtur të fshehur para dy ditësh në Lushnje.

Sipas ish-kryeministrit Berisha komisioni hetimor që u ngrit nga opozita është një maskaradë, sepse në 3 muaj nuk është bërë asnjë hetim.

Ai akuzon si Edi Ramën, por edhe Lulzim Bashën se janë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

“E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha. Pas 3 muajsh zero hetim, sepse janë të zhytura. Është i zhytur si Edvin droga edhe Lulzim brava. Në këtë krah janë bërë 289 denoncime, të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim brava i implikuar në këtë aferë lejoi që të publikohen njëherë apo dy here.

Nuk ka aferë më flagrante. A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Këtu në të dy anët, brava është me dy këmbë. Na thuaj pak cfarë janë udhëtimet e tij me zoton. Cfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistë të PD. Të gjitha ky i di me kreun e Meduzës”, tha Berisha.

Kujtojme qe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto te akuzuar per skandalin e inceneratoreve u shpallen nje dite me pare ne kerkim nderkombetar.  Policia e Shtetit me kërkese të SPAK ndërmori ketë hap pasi deshtoi gjetja e tyre pas kontrolleve brenda Shqipërie.

Për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, janë në kërkim Stela Gugallja, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k si edhe Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Këta persona akuzohen se kanë pastruar para dhe kanë dhënë ryshfet në drejtim të Lefter Kokës, ish-Minister i Mjedisit aktualisht i arrestuar, me qëllim sigurimin e lejes për ndërtimin e inceneratorit për të gjeneruar më pas fatura fiktive duke u vjedhur shtetit rreth 3.6 milion euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura