Afera 5 mln $/ Prokuroria zbulon akuzat: Pse kërkohet arrest me burg për ish-drejtorin e LSI dhe atë të PD

Feb 2, 2018 | 17:00
SHPËRNDAJE

Pas arrestit te ish-drejtorit te LSI-se, Dashamir Xhika per aferen 5 milione dollare me rrugen Tirane-Elbasan, ne kohe qe ishte drejtori i Rrugeve, prokuroria ben me dije masat e sigurise dhe akuzat perkatese.

dashamir-xhika

“Rasti i Elbasanit eshte procedimi penal Nr.740, date 11.04.2016, regjistruar për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”- njofton prokuroria.

MASAT DHE AKUZAT

Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së (më parë DPRR) në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,

– I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

– Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,

– I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

– Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.P.rPenale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura