PS nuk humbet asnjë ditë mbi kërkesën për shkarkimin e Metës/ Manja: Mbledhja mbahet nesër. Sekretaria të njoftojë Presidentin për…

May 5, 2021 | 13:26
SHPËRNDAJE

Me 13 vota pro, një kundër, dhe asnjë abstenim Komisioni i Ligjeve vendosi të zhvillojë nesër në orën 11:00 mbledhjen e radhës në lidhje me kërkesën për shkarkimin e presidentit.

Lidhur kërkesën e 49 deputetëve që kanë kërkuar nisjen e procedurës për shkarkimin e kreut të shtetit, Manja u shpreh: “Mbledhja do të zhvillohet përmes platformës online CiscoWebex. Unë ftoj sekretarinë e Komisionit të Ligjeve që të njoftojë Presidentin e Republikës për mbledhjen e nesërme së bashku me rendin e ditës, dhe të marrë masa që të mundësojë komunikimin përmes platformës online”.

Ndërkaq, presidenti Meta më herët në një letër dërguar Kuvendit kërkoi që mbledhja e Komisionit të Ligjeve të mbahej në datën 10 maj. Po ashtu kreu i shtetit e konsideroi Kuvendin ilegjitim pasi në të mungon opozita, ndërsa theksoi se ato që duhen hetuar janë krimet zgjedhore.

13:05 Afatet për ngritjen e Komisioneve Hetimore/ A është mazhoranca në kohë për shkarkimin e Metës? Ja përgjigjja e Ulsi Manjës nga “Ligjet”

Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi se mazhoranca është brenda afateve për shqyrtimin e kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Sot është data 5 maj dhe akoma nuk ka hyrë ky Kuvend në fazën e 4 muajve të mbarimit të afatit”, tha Manja duke iu përgjigjur pyetjes së anëtarit të Komisionit Alimadhi.

Manja1000

Diskutimet 

Alimadhi: Në ligjin për Komisionet Hetimore thuhet Komisionet Hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të afateve të Kuvendit. Sot jemi datës 5, komisioni nuk është ngritur akoma. Kemi të bëjmë me shkelje te ligjit?

Manja: Komisioni i Ligjeve është i detyruar të shqyrtoj çdo kërkesë e nismë që paraqitet nga deputetët dhe në përputhje me nenit 81/1 të Republikës së Shqipërisë, dhe në përputhje me nenin 112 paragrafi 1. Pyetja nëse Kuvendi ka të drejtë të ngrejë komision 4 muaj para mbarimit të mandatit. Kam këtë përgjigje. Komisioni i Ligjeve është brenda afatit të përcaktuar në ligj dhe në Kushtetutë për Komisionet Hetimore, për ta shqyrtuar kërkesën e këtij grupi deputetësh. Pasi neni 65 i Kushtetutës thotë që mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të vitit të katërt të vitit të parë. Referuar dokumenteve parlamentare këtij Kuvendi i mbaron mandati në datën 9 shtator 2021. Sot është data 5 maj dhe akoma nuk ka hyrë ky Kuvend në fazën e 4 muajve të mbarimit të afatit. Komisioni i Ligjeve është brenda të gjitha afateve për ta shqyrtuar kërkesën e 49 kolegëve deputetë. Sigurisht që Kuvendi do duhet ta shqyrtojë dhe miratojë raportin e komisionit brenda këtyre afateve që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura