Aeroporti i Kukësit/ Qeveria merr vendim për krijimin e zonës doganore

Mar 26, 2021 | 17:38
SHPËRNDAJE

Ndërsa punimet për aeroportin e Kukësit vazhdojnë, qeveria ka miratuar edhe klasifikimin e zonës doganore atje.

aeroporti-i-kukesit-765x383

Shtrirja e kësaj zone doganore do të ketë një sipërfaqe prej 781 682 m2. Aeroporti i Kukësit pritet të nisë fluturimet e para më 18 prill, rreth një java përpara zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Vendimi:

KRIJIMIN, SHTRIRJEN TERRITORIALE DHE KLASIFIKIMIN E ZONËS DOGANORE, AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.
  2. Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura