Aeroporti i Kukësit/ PD i përgjigjet Ramës: I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në Rrugën e Kombit

Oct 22, 2020 | 9:37
SHPËRNDAJE

pjimage (1)

Eksperti dhe drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për Aeroportin e Kukësit, për të cilin sot shefi i qeverisë nxori pamjet nga kantieri ku po vijojnë punimet dhe tha se brenda pak muajsh rezultatet do shihen në terren.

Sipas Telitit, “sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar dhe një video të deklaratave të mëparshme të kryeministrit, Teliti shkruan:

“Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.

E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.

I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura