Adrola tani karrierë si modele në SHBA

Mar 27, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE

“Edhe pse nënë, arrita të firmos dy kontrata në New York dhe Boston”

Modelja Adrola Dushi ka bërë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e agjencive të modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Adrola ndodhet atje bashkë me djalin e saj Troi, periudhë që e ka shfrytëzuar për të lidhur kontrata pune si modele. “Para dy ditësh arrita të firmos dy kontrata si modele me dy agjenci mode, në New Jork dhe Boston dhe ndihem shumë e lumtur që tashmë do të mund të bëj karrierë si modele këtu në SHBA, pasi u bëra nënë”, tha Adrola për “Panorama Plus”. Adrola u bë nënë në moshën 20-vjeçare. “Miss Universe 2012” nis karrierë të re në Amerikë, pak kohë pasi lidhi kontratë me kompaninë “Deka” si imazh, duke zëvendësuar Valbona Selimllarin. Për sjelljen e trupit në formë pas lindjes ajo është marrë me sport dhe me seanca tonifikimi te qendra “Kalleshi”. Në lidhje me pamjen e saj, ajo shprehet se: “Ndihem mirë me pamjen time dhe ashtu si çdo vajzë, gjej dhe unë gjëra që s’më pëlqejnë në fizikun tim.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura